Sampdoria ia tregon Milanit çmimin e Damsgaard

22:12 | 03 Korrik 2021

Milan mëson çmimin e Damsgaard.

Skuadra italiane Sampdoria do të kërkojë dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh për Mikkel Damsgaard, raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Milan është i interesuar seriozisht në shërbimet e yllit danez, dhe spekulohet se ka hapur bisedimet me Sampdorian.

Skuadra nga Gjenova insiston të pranojë një marrëveshje vetëm me para, dhe nuk është e interesuar në shkëmbim të lojtarëve, por sidoqoftë mund të pranojë që çmimi i futbollistit të ulet në 25 milionë.

Në Euro 2020, Damsgaard kishte tri paraqitje për Danimarkën duke regjistruar një gol dhe një asistim.

Komento: