Sanches largohet nga Lille, ku po transferohet?

11:40 | 05 Korrik 2021

Mesfushori i Portugalisë, Renato Sanches, do të largohet nga skuadra e Lillet gjatë afatit kalimtar të verës.

“L’Equipe” ka raportuar të hënën se drejtuesit e ekipit nga Ligue 1 kanë vendosur ta shesin Sanchesin pas ofertave që kanë marrë për të.

Sanches pati paraqitje të mira në “Euro 2020” te Portugalia, e cila u eliminua në 1/8 e finales, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha të Evropës.

Ai pati katër paraqitje në Evropian dhe ishte ndër më të dalluarit te Portugalia.

Te Lille po kërkojnë rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë Sanchesin, i cili ka kontratë me ekipin francez deri në verën e vitit 2023. Mesfushori 23-vjeçar karrierë ka bërë edhe te Bayerni, Swansea e Benfica.

Komento: