Sanes- Bayern, ky është lajmi i fundit

21:46 | 09 Janar 2020

Bayerni s’do të tentojë transferimin e Sanes në janar.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamixhiq e ka përjashtuar mundësinë për një transferim të mundshëm të Leroy Sanes në Allianz Arena në afatin kalimtar të janarit.

Ylli i Cityt ka qenë i lidhur qe një kohë të gjatë me një transferim te Bayerni, por duket se lëndimi i rëndë i ligamenteve ka komplikuar situatën, transmeton Koha.net.

Megjithatë, Bayerni është optimist për transferimin e përfaqësuesit të Gjermanisë në afatin kalimtar të verës.

Kujtojmë se Sane ishte bashkuar me Cityn nga Schalke më 2016. E që nga atëherë ka bërë 134 paraqitje, derisa ka shënuar 39 gola dhe ka ndihmuar skuadrën të fitojë dy herë Premier Ligën, 2 Carabao Cup dhe një FA Cup.

Kontrata aktuale me kampionin e Anglisë i skadon më 2021.

Komento: