Sanksionet/Hovenier: SHBA s’ka vendosur masa që ndikojnë në marrëdhënie tregtare

21:03 | 18 Tetor 2023
sanksionet/hovenier:-shba-s’ka-vendosur-masa-qe-ndikojne-ne-marredhenie-tregtare

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur edhe për sanksionet në të cilat është aktualisht Kosova, e të cilat i janë vendosur nga Bashkimi Evropian.

Ai, ka thënë se SHBA-ja nuk ka vendosur masa që do të ndikonin në marrëdhëniet tregtare të Kosovës.

“Ne po flisnim për marrëdhënien me SHBA-në, andaj SHBA-ja nuk ka vendosur masa që do të ndikonin në marrëdhëniet tregtare të Kosovës apo në cilësinë e marrëdhënies tonë ekonomike, dhe kjo është e gjitha që unë mund të them për këtë”, ka deklaruar ai./Front Online

Komento: