Schmeichel dhe Kjaer mundohen ta ngushëllojnë gruan e Eriksenit, e cila nuk mund t’i ndalte lotët në fushë

20:01 | 12 Qershor 2021

Momente prekëse – Schmeichel dhe Kjaer mundohen ta ngushëllojnë gruan e Eriksenit, e cila nuk mund t’i ndalte lotët në fushë.

Gruaja e Christian Eriksen, Sabrina Kvist Jensen doli në fushë, me lot në sy dhe e tmerruar, gjatë trajtimit që mjekët po i bënin burrit të saj në fushën e lojës.

Kapiteni i Danimarkës, Eriksen, i cili luan për Interin, ra në tokë pa ndjenja në minutën e 43-të sa rezultati i ndeshjes ishte 0-0.

Ndeshja është pezulluar përkohësisht pasi mjekët ndërhynë me masazh në zemër, duke përdorur edhe defibrilator.

Lojtarët në fushë menjëherë kuptuan peshën e situatës dhe shumica nga ta ishin me lot në sy teksa po shihnin gjendjen e kapitenit të tyre.

Megjithatë, njëra nga skenat më prekëse padyshim se ishte zbritja e gruas së Eriksenit në fushën e lojës, teksa nuk mund t’i ndalte lotët.

E rrethuar nga portieri Kasper Schmeichel dhe kapiteni Simon Kjaer, zonja Eriksen mbeti në një distancë, duke u ngushëlluar nga shokët e skuadrës së mesfushorit të Interit.

Disa fotografi të zonjës Eriksen që po qarkullojnë në rrjetet sociale kanë thyer zemrën e secilit sportdashës.

Komento: