‘S’do ketë dasma të mëdha’, Afrim Muqiqi konfirmon hapjen dasmave nga 15 qershori

19:03 | 26 Maj 2021

Oda e Hotelierëve të Kosovës ka konfirmuar vendimin për hapjen e dasmave nga 15 qershori. Por, Afrim Muqiqi si anëtar i Odës ka thënë se nuk do të ketë dasma të mëdha këtë verë.

Për këtë do të caktohet një manual për organizimin e dasmave i cili do të bëhet publik të premtën.

“Do të punojnë grupet punuese i cili do të ketë manual për sallat e dasmave, klubet e natës e pishinat. Numri i njerëzve do të caktohet nga profesionistët e grupit punues, çfarëdo numri që do të caktohet nga MSH-ja ne do ta respektojmë” ka thënë Muqiqi.

Këngëtari i njohur ka thënë poashtu se janë të përgatitur që dasmat nuk do të mbahen me numër të madh të njerëzve.

Komento: