S’dorëzohet Milan, po e transferon Abrahamin

13:03 | 03 Maj 2021

Gjiganti i Serie A, AC Milan është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Chelseat, Tammy Abraham.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet britanike.

Abraham pritet të largohet nga Chelseat këtë verë pasi klubi londinez ka vendosur ta nxjerrë në shitje gjatë verës. Për ta lënë të lirë Abrahamin, Chelsea po kërkon rreth 40 milionë euro.

Bëhet e ditur se Milani po e kërkon huazimin e tij njëvjeçar me detyrim të blerjes sezonin e ardhshëm. Abraham te Milani po shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit sezonin tjetër.

Abraham 23-vjeçar këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 32 ndeshje në të gjitha garat. Sulmuesi i Anglisë ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023.

Komento: