AC Milan ende nuk ka hequr dorë nga shpresat e tyre për të nënshkruar me Andrea Belotti dhe në vend të kësaj janë duke qenë të durueshëm në qasjen e tyre.
Tuttosport raporton se Belotti është në një udhëkryq për të ardhmen e tij duke pasur parasysh që kontrata e tij skadon në qershor 2022 dhe nuk ka asgjë për të sugjeruar ende se ai do të rinovojë, përcjell ORAinfo.
Zenit Shën Petersburg në Rusi arriti një marrëveshje me Torinon në bazë të një pagese prej 30 milionë eurosh, por Belotti hodhi poshtë idenë e një kalimi atje, megjithëse ai gjithashtu ka refuzuar ofertën e kontratës nga Granata që propozoi një zgjatje deri në 2026 me 4 milionë euro neto për sezon.
Po ashtu edhe Milan është i interesuar që mos ta humb rastin për të nënshkruar me yllin italian.
Ata kanë dy opsione, ose të paguaj tani shumën e kërkuar për lojtarin ose të presin deri në qershorin e vitit 2022 me shpresë që lojtarin ta transferoj falas.
Mbetet të shihet nëse plani B i Milanit do të plotësohet. /ORAinfo/