S’dorëzohet Milan, po synon transferimin e talentit argjentinas

12:14 | 30 Mars 2020

Milani insiston për transferimin e Zarachos.

Mesfushori i Racing Clubit, Matias Zaracho është një nga shënjestrat kryesore të Milanit në afatin kalimtar të verës, shkruan “Corriere della Sera”.

Zaracho 22-vjeçar është i interesuar të vazhdojë karrierën në Serie A të Italisë, por Milani duhet të paguajë 22 milionë euro për transferimin e tij.

Shifra 22 milionë euro figuron në klauzolën për lirim që ka Zaracho me Racingun.

Zaracho ka debutuar për Argjentinën në miqësore ndaj Marokut vitin e kaluar.

Komento: