S’dorëzohet PSG, po e transferon dyshen fantastike të Milanit

12:00 | 12 Maj 2020

PSG-ja insiston në transferimin e dyshes së Milanit.

Paris Saint-Germain është duke insistuar në transferimin e dyshes së Milanit, Ismael Bennacer e Lucas Paqueta, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Kampioni i Ligue 1 e ka bërë ofertën e parë për Bennacerin e cila është refuzuar nga Milani. Mirëpo, nuk do të heqë dorë nga transferimi.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, po ashtu është i interesuar ta transferojë Paquetan. Paqueta nuk ka arritur të dëshmohet te Milani.

Komento: