Sekretari i PDK-së: Do të ketë figura të reja në listë për deputet, për kryetarët e komunave s’kemi vendosur ende

09:31 | 01 Qershor 2024
sekretari-i-pdk-se:-do-te-kete-figura-te-reja-ne-liste-per-deputet,-per-kryetaret-e-komunave-s’kemi-vendosur-ende


As PDK-ja nuk ka vendosur akoma nëse kryetarët e komunave që udhëhiqen nga kjo parti do të jenë kandidat për kryetar, por që edhe nëse kërkohet një gjë e tillë, një kryetar i komunës së PDK-së, nuk do e pranon një gjë e tillë.

Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore në PDK, thotë për FrontOnline se në partinë e tyre nuk është diskutuar akoma tema nëse kryetarët aktual të komunave që udhëhiqen nga PDK të jenë edhe kandidat për deputet, por se një temë e tillë mund të bëhet në ditët në vazhdim.

‘’PDK ende këtë temë nuk e ka zgjeru në parti, mund ndodhë këto ditë e bëjmë’’ deklaron Xhemaili.

Sekretari Xhemaili, thotë se ende nuk ka diçka konkrete lidhur me kandidimet për deputet.

‘’Ende lidhur me kandidime e këto nuk kemi diçka konkrete’’ deklaron ai.

Xhemaili për FrontOnline, tregon se në listën e PDK-së, për deputet do të ketë figura të reja.

‘’Ka me pas figura të reja e të vjetra, edhe personalitete e të tjera. Por nuk jemi hy ende me emra e lidhur me kryetarët’’, deklaroj  Bajrush Xhemaili për Front Online.

Komento: