Sekuestrohen 24 armë të ftohta në Merdarë në një autobus, policia po e heton rastin

16:00 | 03 Dhjetor 2023

Policia Kufitare e Kosovës, më saktësisht stacioni policor kufitar në Merdar, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeveligjore për menaxhim dhe kontroll të kufirit, sot  rreth orës 09:30 në hyrje, gjatë kontrollimit të autobusit Mercedes me targa vendore ka hasur në njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika).

Në konsultim dhe autorizim të Prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”.

Thikat janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt.

Hetime tjera lidhur me rastin janë në proces./Front Online

Komento: