Sekuestrohet një armë në Vushtrri, i dyshuari e kishte ekspozuar atë në rrjete sociale

21:03 | 19 Shkurt 2024
sekuestrohet-nje-arme-ne-vushtrri,-i-dyshuari-e-kishte-ekspozuar-ate-ne-rrjete-sociale

Policia e Kosovës ka njoftuar se 20 vjeçarit nga qyteti i Vushtrrisë i është sekuestruar një armë, të cilën në rrjete sociale kishte postuar një video – incizim të saj.

“Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar ama e llojit pistoletë me katër fishek”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar i armës”.

Komento: