Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në një vilë në Jezerc të Ferizajt

09:55 | 28 Qershor 2026
sekuestrohet-nje-arme-zjarri-pas-te-shtenave-ne-nje-vile-ne-jezerc-te-ferizajt

Të shtunën policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Jezerc, në vendin e quajtur “Livadhet e Kishës”, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri në një vilë.

Njësia e Hetimeve, së bashku me Njësinë Reaguese, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, “ku ka kontaktuar pronarin e vilës dhe personat e pranishëm. Gjatë kontrollit, te i dyshuari B.O (30 vjeç) është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pistoletë), me një karikator që përmbante tre fishekë, si dhe dy gëzhoja”, njofton policia.

I dyshuari ka pranuar se kishte shtënë dy herë me armën e zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe gëzhojat.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me autorizim të tij është intervistuar i dyshuari dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”dhe është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, vijon policia.

Komento: