Selektori i Zvicrës mbetet i befasuar nga Xherdan Shaqiri

18:25 | 05 Nëntor 2021

Selektori i Zvicrës tregon se çfarë po e befason Xherdan Shaqiri.

Me Xherdan Shaqirin padyshim se Kombëtarja e Zvicrës është shumë më e fortë në përballje me Italinë (me 12 nëntor) dhe me Bullgarinë (me 15 nëntor), në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror – 2022.

Selektori zviceran, Murat Yakin, është shumë i kënaqur me formën e kapitenit Shaqiri. Ai flet edhe për futbollistin Breel Embolo.

Si i keni ndjekur lojtarët? Disa lojtarë treguan paraqitje të shkëlqyera

“Është gjithmonë mirë kur lojtarët lëvizin me shumë vetëbesim. Këtë e vura re në takimin e fundit të Kombëtares.

Kjo ishte shumë pozitive. U futën disa lojtarë që kishin shumë vetëbesim. Pastaj shënuan edhe golat. Pra, ndikoi në rezultate. Luajtëm në sulm dhe shënuam golat e nevojshëm.

Mendoj se nga e hëna do të kemi një kohë të shkurtër përgatitjeje. Breel është në formë të mirë, për shembull Xherdani më në fund luajti në pozicionin e tij të preferuar, në 10. Kjo më bën shumë pozitiv”, thotë Yakin, transmeton “20min”.

Italia kryeson në Grupin C me 14 pikë, sa ka edhe Zvicra në pozitën e dytë, dy kombëtare që në përballjen mes vete përcaktojnë cila do të jetë në krye dhe do të kualifikohet direkt.

Komento: