Selimi: Llogarisim edhe në votat e Vjosa Osmanit për rrëzimin e Qeverisë Hoti – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Selimi: Llogarisim edhe në votat e Vjosa Osmanit për rrëzimin e Qeverisë Hoti

21:50 | 06 Gusht 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për mocionin e ngitur nga partia e tij për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Selimi kur u pyet se a i kanë votat e mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë, u shpreh se llogarisin edhe në kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se nga ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës presin më shumë se një votë, duke aluduar në disa emra të deputetëve të LDK’së që janë të pakënaqur me zhvillimet e fundit në partinë e tyre.

“Nuk e ka vetëm një votë Vjosa Osmani. Ka më shumë”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.

Gjithashtu, Selimi ka thënë se Vjosa Osmani tanimë është një figurë e respektuar dhe ka përkrahje nga populli.

Komento: