Selmanaj: Qeveria ua ka vu lakun në fyt qytetarëve të Kosovës

20:01 | 24 Janar 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar mbi veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës që kanë prekur drejtpërsëdrejti ekonomikisht qytetarët e vendit.

Selmanaj tha se Qeveria ua ka vënë “lakun në fyt” qytetarëve të Kosovës derisa përmendi mosvotimin e Trustit, skemën e pensioneve si dhe së fundmi edhe rritjen e vlerës së tatimit në pronë.

“Vetëm brenda 5 dite: Voton kundër mundësisë për tërheqjen e parave nga Trusti. Voton kundër 11 mijë pensionistëve, duke mos ua njohur stazhin e punës për vitet 1990-1999. Sot pa fije turpi, qytetarëve ua dyfishon faturat e tatimit në prone”, shkroi ai në Facebook.

“Nuk pritet më mirë! Këto janë rezultatet e një lëvizje politike anti-shtet!”.

Komento: