
Përfaqësues të LDK-së, gjatë ditës së sotme kanë qëndruar në Dragash.
Gjatë ditës së sotme, përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në krye me kandidatin për kryeministër, Avdullah Hoti, kanë qëndruar edhe në komunën e Dragashit.
Driton Selmanaj nga ky subjekt politik përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se LDK-ja është shtëpi e madhe.
Sipas tij, e ardhmja e Kosovës lidhet ngushtë me të ardhmen e LDK-së.
Postimi i plotë i Selmanajt, pa ndërhyrje:
Shtëpi e madhe është LDK-ja!
Shtetësia e Republikës së Kosovës dhe e ardhmja e saj, lidhet ngusht me të ardhmen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ishte ky mesazhi i përquar sot nga strukturat dhe simpatizantët e LDK-së.
Nga Dragashi i bashkëjetesës, Gjakova e traditës dhe kulturës, dhe nga Malisheva e trimërisë, morrëm përkrahjen e vajzave dhe djemve, që të vazhdojmë me projektin tonë më të shenjtë, atë të shtetndërtimit të Kosovës.