Selmanaj ‘thumbon’ Kurtin: S’ka me neve “Vjen Elezi, shkon Lumezi”

23:09 | 04 Qershor 2020

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj ka prezantuar programin e Qeverisë Hoti për sistemin e drejtësisë në vend.

Selmanaj ka thënë se ka vullnet maksimal prej Zyrës së Kryeministrit, e të tjerët, që të bëhen hapa të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë.

Mirëpo ai ka thënë se nuk do të funksionojnë me logjikën e VV-së, siç u shpreh ai të tipit ‘Vjen Elezi, shkon Lumezi’.

“Vjen Elezi, shkon Lumezi, nuk funksionoi, nuk është logjika jonë që po dojmë me avancu sistemin e drejtësisë”

“Instrumentet të brendshme që atë pavarësi që e ka sistemi prokurorial ta shfrytzojnë që të jenë më profesional”, u shpreh ai në Rtv 21.

Komento: