Sëmundjet nga mushkonjat mund të rezultojnë vdekjeprurëse – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Sëmundjet nga mushkonjat mund të rezultojnë vdekjeprurëse

18:11 | 27 Qershor 2019

Vitin që lamë pas numërohen disa raste të sëmundjeve të shkaktuara nga pickimet e mushkonjave, të cilat në disa raste kanë përfunduar dhe fatale.

Këtë vit autoritetet e shëndetit në Greqi, përmes një njoftimi të drejtuar turistëve, thuhet që të bëhet kujdes dhe të marrin masa paraprake nga pickimet e mushkonjave, pasi mund të ndikojnë në transmetimin e sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse.

Sëmundje të transmetuara nga pickimi i mushkonjave përfshijnë: sëmundjen vdekjeprurëse të malaries, virusin në Nilin e Veriut dhe shumë sëmundje të tjera të përhapura në vende të ndryshme të botës.

Është shënuar një rekord prej 316 personash të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor, duke rezultuar me vdekjen e 50 personave grek.

Sipas një studimi nga një qendër shëndeti në SHBA, personat të infektuar nga ky lloj virusi do të vuajnë nga temperatura e lartë, dhimbje të kokës dhe shumë pak për qind e tyre do të kalojnë në zhvillim serioz të kësaj sëmundjeje. Duhet të merren masa paraprake, duke pastruar zonat si bari dhe shkurret, për të mbajtur larg mushkonjat.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!