Sëmurët Teuta Krasniqi, ka një mesazh të fuqishëm

14:52 | 07 Dhjetor 2021

Teuta Krasniqi e sëmurë, prej një jave është “përtokë”.

Aktorja e njohur kosovare, Teuta Krasniqi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Përmes një postimi, ajo tregoi se prej afro një jave është e sëmurë me grip (jo COVID) dhe ky është një nga rastet e rralla kur siç është shprehur vet, “është përtokë”.

“Unë COVID nuk kam pasë e nuk e di sa i vështirë është, poashtu jam e vaksinuar por që fiks një javë jam e shtritë prej gripit (jo COVID) e hala s’po shoh shumë përmirësim. Shumë rrallë sëmuren e duke u mbështetur në imunitetin tim të fortë si duket e kam neglizhuar veten. Qëto vjet i kam bo e kurrë në jetë nuk më ka qitë përtoke kurgjo ma shumë se ky grip. Aman ruani fëmijët e veten sepse nuk qenka hajgare”, ka shkruar ajo.

Komento: