Senatorët amerikanë arrijnë në Kosovë, i pret ambasadori Hovenier

11:41 | 21 Prill 2022

Tre senatorët amerikanë, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen arritën në Kosovë. Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i ka mirëpritur në aeroport derisa ka kumtuar ardhjen e tyre.

“Jam i kënaqur t’i mirëpres senatorët Shaheen, Murphy dhe Tillis në Kosovë sot. Të gjithë mbështetës të vjetër të pavarësisë së Kosovës, sovranitetit dhe integritetit euroatlantik të saj”, shkroi Hovenier në Facebook.

Hovenier shton se me padurim pret që t’i shohin angazhimet e liderëve kosovarë.

“Mezi presim angazhime thelbësore që tregojnë liderët kosovarë, të rinjtë dhe mikpritjen e Kosovës duke strehuar afganët”, shkroi tutje.

Senatorët gjatë qëndrimit në Prishtinë do të takohen me shefen e shtetit, Vjosa Osmanin, dhe kryeministrin, Albin Kurti. Në takimet me krerët e shtetit, tre senatorët do të jenë të shoqëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do t’i pres në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis, në orën 16:05 në ndërtesën e Qeverisë, njoftoi kryeministria.

Komento: