Sensacioni i Liverpoolit i fut në garë 10 klubet e Premier Ligës

11:06 | 28 Gusht 2020

10 klube të Premier Ligës interesohen për sensacionin e Liverpoolit.

Rhian Brewster ka shkëlqyer me Liverpoolin në përgatitjet parasezonale.

Paraqitjet e mrekullueshme kanë bërë që 10 klube nga Premier Ligë të interesohen që ta marrin në formë huazimin sulmuesin e ri anglez.

Jurgen Klopp pritet që ta shpërblejë Brewsterin me pozitën e titullarit në finalen e Community Shield që Liverpooli e luan të shtunën kundër Arsenalit.

Pas kësaj ndeshje Klopp do të ulet që të bisedojë me Brewster për të ardhmen e tij.

Sulmuesi premtues i Liverpoolit është edhe pjesë e Anglisë U-21, ku figuron në listën e Tre Luanëve për ndeshjen me Kosovën U-21 që do të luhet më 4 shtator në stadiumin Fadil Vokrri.

Komento: