Serbia po blen prona e shtëpi në veri të Mitrovicës, po synojnë objekte të larta banimi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Serbia po blen prona e shtëpi në veri të Mitrovicës, po synojnë objekte të larta banimi

23:01 | 26 Maj 2022

Serbia po blen prona e shtëpi në veri të Mitrovicës, po synojnë objekte të larta banimi.

Punëtorët po bëjnë gati çatinë. Por jo shumë larg nga këtu edhe një banese tjetër kolektive për serbët, është në të njëjtën fazë të punimeve.

Madje, këtu Serbia është duke blerë prona e shtëpi me të madhe, në mënyrë qe pastaj të ndërtohen objekte të larta të banimit. E fundit që shteti serb ka blerë, është kjo shtëpi e veprimtarit mitrovicas, Ramadan Kelmendi. Dhe krejt kjo sipas banorëve shqiptarë po ndodh nga moskujdesi i shtetit të Kosovës për ta, raporton RTK.

“Këta i kanë zanë banesat, i kanë zanë vendet, kështu që nuk kanë çka me bo, i kanë lutur boll ndërtona banesat, ndërtona shtëpitë po kthehet që një kohë të gjatë 10 vjet e më shumë asnjë nuk e lejojnë, kërkosh s’ju ka ndihmua këtë anën këndej, kështu që nuk po kanë qare pa e shitë a pa bo diçka …”,thotë Jetullah Dibrani banor i Lagjes së Boshnjakëve.

Ndonëse të paktën pesë banesa kolektive janë pothuajse në përfundim, e që krejt këto ndërtohen nga kompanitë shqiptare, ka edhe tjera siç është kjo që veç sa kanë filluar punimet nga themeli.

” Në pjesën veriore direkt është ka i blen Republika e Serbisë trojet e shqiptarëve, individuale, sa ka drejt qysh ka drejt duhet me ditë institucionet tona, por po shihet që çdo ditë po i blejnë rendë po i shesin shqiptarët tonë, kështu që brenda një kohe shumë të shkurtë ka me qenë kjo pjesë etnikisht e pastër..”, tha Faik Haziri banor i Lagjes së Boshnjakëve.

Fevzi Beqiri, përfaqësues i Lagjes së Boshnjakëve, pranon se situata rreth shitjes së shtëpive në këtë lagje është shqetësuese. Porse, ai iu ka bërë thirrje shqiptarëve të veriut të mos i sheshin trojet e tyre.

“Na kanë pru para aktit të kryem edhe ata banorë që jena mbet shumë pak na kanë pru para aktit të kryem e prishë një shtëpi e ndërton një banesë 6-8 katshe, i sjell 10-15 familje, që nuk e dimë të kahit janë veç të Kosovës nuk janë, i bien prej Serbisë edhe sipas informacioneve edhe të Rusisë…?”, tha Beqiri.

Në lidhje me ndërtimet e Serbisë në atë pjesë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk ka kthyer përgjigje. Por, në përgjigjet e mëhershme pati thënë se çdo ndërtim që bëhet në atë pjesë pa pëlqimin e kësaj ministrie është i jashtëligjshëm.

Komento: