Sergio Ramos “mollë sherri’ për PSG-në

16:13 | 03 Korrik 2021

PSG has në vështirësi me nënshkrimin e Ramos, tani interesohen edhe gjigantët anglezë.

Paris Saint Germain po has në vështirësi në nënshkrimin e Sergio Ramos.

Aryseja është sepse tani në garë për spanjollin duket se kanë hyrë seriozisht edhe Chelsea dhe Arsenal.

Në fakt, Arsenali tashmë ka kontaktuar me Ramos dhe janë gati për t’ia plotësuar kushtet, ndërsa Chelsea është duke monitoruar situatën me kujdes që të përfitojë në ndonjë mënyrë me nënshkrimin e tij.

Ramos u largua nga Real Madridi pas 16 vitesh në fanellën e “Los Blancos”, ai ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, mirëpo sipas disa burimeve thuhej se PSG ishte në “pole position” për të nënshkruar me të, por tani gjërat duket se kanë ndryshuar.

Komento: