Seria A plotë agjërues: Nga Milani te Sampdoria, këta janë lojtarët që mbajnë Ramazan

21:29 | 17 Prill 2021

Seria A plotë agjërues.

Midis muslimanëve që do të angazhohen në këtë muaj agjërimi ka shumë futbollistë, madje edhe në Itali.

Ligat profesioniste nuk ndalen këtë muaj dhe kështu shumë futbollistë do të duhet të ndërthurin aktivitetin atletik dhe abstenimin nga ushqimi dhe pijet nga agimi deri në muzg, çfarë nuk është e thjeshtë, por që e kemi parë të mundshme, madje edhe në ndeshjet e fazave të fundit të Kupës së Botës.

Në disa raste, kur ka ardhur koha e iftarit, lojtarët kanë përfituar nga pushim në lojë për të pirë ose për të ngrënë disa hurma.

E njëjta gjë ndodhi disa ditë më parë në kampionatin turk në ndeshjen midis Giresunspor dhe Ankara Keciorengucu.

Por cilët janë futbollistët që agjërojnë në Ramazan në kampinoatin kombëtar italian?

Skuadra me numrin më të lartë të futbollistëve muslimanë që agjërojnë është Milan me tre sosh: Frank Kessiè, Ismael Bennacer dhe Hakan Calhanoglu.

Bologna gjithashtu ka tre futbollistë: Barroë, Juwara dhe Mbaye. Pastaj është Fiorentina, me dy agjërues: Amrabat dhe Ribery.

Kemi pastaj Demirali, turku i Juventusit dhe marokenin Hakimi të Interit.

Napoli gjithashtu ka dy lojtarë që agjërojnë dhe ata janë Ghoulam dhe Bakayoko, ndërsa Sampdoria ka vetëm një, Colley.

Në skuadrat italiane ka plot lojtarë të cilët janë muslimanë, mirëpo këto jane vetëm lojatarët e serisë A, dhe të cilët publikisht e kanë deklaruar apo e kanë shfaqur se jane agjërueshëm. /tesheshi.com/

Komento: