Serie A bëhet me një “Ibra” të ri: Frosinone siguron shërbimet e Arijon Ibrahimoviqin

18:30 | 30 Gusht 2023

Formacioni i Eusebio Di Francescos është forcuar në sulm, kjo pas marrëveshjes për sulmuesin e ri të Bayern Munichut.

Kështu shkruan “Goal”, edicioni italian, duke thënë se ligës italiane Serie A, i është shtuar një “Ibra” i ri, shkruan Klankosova.

Ai është kosovari Arijon Ibrahimoviq.

“Goal” thotë se ndonëse Zlatan Ibrahimoviqi u përshëndet në ditën e fundit të sezonit të kaluar në ndeshjen Milan-Verone, Serie A megjithatë do të bëhet me një “Ibra” të ri.

Frosinone, në kërkim të elementeve të reja në departamentin e sulmit, ka arritur marrëveshje me Arijon Ibrahimoviqin, sulmuesin e ri të Bayern Munich, i cili me Zlatanin ka të përbashkët vetëm mbiemrin.

I lindur në vitin 2005 me prindër kosovarë, Arijon Ibrahimoviq u rrit duke luajtur futboll mes Nurembergut dhe Greuther Fürthit, para se të kalonte në Bayern Munich (në moshën 12 vjeçare, më 2018).

Në vitin 2021, edhe pse nën moshë, ai debutoi në U-19 (ishte vetëm 15-vjeç).

Duhet kujtuar se Arijon Ibrahimoviqi dhe Zlatan Ibrahimoviqi nuk janë asgjë mes vete.

Sipas “Sky Sports”, Frosinone duket se ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për transferin e sulmuesit të krahut.

Arijon Ibrahimoviq, sezonin e kaluar, debutoi në ekipin e parë duke iu falënderuar Julian Nagelsmannit, në fitoren e tyre 3-0 kundër Bochumit.

Komento: