
Tetë viktima dhe 345 raste me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar tetë viktima dhe 345 raste të reja me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 455 testime për COVID-19 dhe prej tyre 345 kanë rezultuar pozitivë me virusin.
Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 289 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 8 pacientë, raporton Alsat-M.
Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë janë kryer 417 212 testime dhe pre tyre 86 494 persona janë prekur nga virusi korona, ndërsa janë shëruar 67 453. Prej fillimit të pandemisë jetën e kanë humbur 2 622, kurse numri i rasteve aktive është 16 419.