Sërish prinë Prishtina, këto janë komunat dhe vendbanimet e rasteve të reja me Covid-19

15:16 | 10 Gusht 2020

IKSHPK-ja ka publikuar edhe rezultatet e testeve të koronavirusit për 506 mostravt e marra.

Nga këto testime, 172 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, përcjell ORAinfo.

Rastet e reja me koronavirus janë nga komuna dhe vendbanime të ndryshme të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime”- njofton IKSHPK-ja.

Numri total i rasteve pozitive është 10.419 raste nga 41.152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.058 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.020.

Më poshtë mund të shihni komunat dhe vendbanimet e rasteve të reja me koronavirus në Kosovë./ORAinfo/

Komento: