Sevilla 3:2 Inter, notat e lojtarëve

23:15 | 21 Gusht 2020

Sevila është shpallur kampione e Ligës së Evropës.

Sevilla ka vendosur rekord të pabesueshëm në Ligën e Evropës, duke triumfuar për herë të gjatë në histori të kompeticioni, po aq herë sa ka qenë në finale.

Skuadra spanjolle u konfirmua edhe sonte si eksperte e këtij kompeticioni, duke mposhtur Interin me rezultat 3:2.

Romelu Lukaku (5′) realizoi fillimisht nga pika e bardhë, para se Luuk de Jong (12′) të barazonte rezultatin.

Sulmuesi holandez (33′) shënoi sërish me kokë për t’i dhënë epërsinë skuadrës spanjolle, megjithatë Diego Godin (36′) baraspeshoi sërish rezultatin.

Në gjysmën e dytë të dyja ekipet luajtën me kujdes të shtuar, duke bërë që detaje të vogla të vendosnin fituesin.

Qendërmbrojtësi Diego Carlos (74′) bëri një goditi me roveshadë, ku falë një devijimi padashje të Lukaku bëri që topi të përfundonte në rrjet, duke i sjellur trofeun e gjashtë në histori skuadrës së tij.

Këtë ndeshje shkëlqeu De Jong me dy gola, derisa paraqitje për t’u harruar pati portieri Handanovic e sulmuesi Lautaro.

Sevilla:

Inter:

Komento: