Sevilla mposht Romën, kualifikohet në çerekfinale të Europa League

21:28 | 06 Gusht 2020

Sevila është kualifikuar në çerekfinale të Europa League.

Sevilla është skuadra e radhës që ka prerë biletën për në çerekfinale të Europa League.

Skuadra e Julen Lopetegui e mposhti Romën në Gjermani me rezultat të pastër 2-0.
Sergio Reguilon dhe Youssef En-Nesyri shënuan për skuadrën spanjolle.

Bayer Leverkusen është skuadra tjetër që sonte preu biletën për çerekfinale, pasi e mposhti Rangersin me rezultatin minimal 1-0.

Moussa Diaby shënoi golin e fitores në minutën e 51’.

Komento: