Sfida që po “çmend” të gjithë, kush lë më shumë bakshish, aktori i dha shumën marramendëse kamerieres – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sfida që po “çmend” të gjithë, kush lë më shumë bakshish, aktori i dha shumën marramendëse kamerieres

21:10 | 14 Nëntor 2020

Aktori i famshëm i dha shumën marramendëse kamerieres

Aktori i ‘Blue Bloods’ Donnie Wahlberg është bërë viral me sfidën që ka iniciuar pasi la një bakshish tepër bujar për Denise Andrews në një restorant në Cape Cod, Mass.

Ai la një bakshish prej 2.020 dollarësh për një faturë dreke prej 35 dollarësh në Marshland Restaurants and Bakery.

Pronari i restorantit Marshland Marty Finch i tha revistës People se artisti shkon shpesh atje. Ata gjithashtu shpërndanë faturën e Wahlberg, në të cilën ai shkroi “#2020tipchallenge”.

“Donnie ka qenë këtu më parë dhe ai gjithmonë kërkon Denisën,” zbuloi Finch.

“Kur ai u largua, ai vetëm tha,” Denise, ti je e plotësuar. Pagesa është në tavolinë”. Ajo gjithmonë thotë se ai lë bakshishe të mira, por këtë herë nofulla gati sa nuk i ra kur pa atë sasi bakshishi- shtoi pronari i restorantit.

A do pranonit të bëheshit pjesë e kësaj sfide?

Komento: