S’gabon Atletico, me përmbysje fiton ndaj Osasunas

21:58 | 16 Maj 2021

Rezultat përmbysës.

Atletico Madrid ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Osasuna.

“Los Rijoblancos” fituan me rezultat të ngushtë 2 – 1
Vendasit ishin më të mirë në fushë gjatë tërë lojës, andaj i merituan pikët e plota.

Stefano Savic realizoi për Atleticon, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Derisa, pritej që Atletico të shënonte, përmes një kundëraksioni përfituan mysafirët që gjetën golin përmes Budimir (76′).

Atletico ia doli të kthehet në lojë përmes Lodit (84′), derisa Suarez vulosi fitoren (88′).

Me këtë fitore, Atletico mban kreun 83 pikë, dy me shumë se Reali që mposhti Bilbaon, derisa Osasuna renditët në pozitën e nëntë me 45 pikë

Komento: