Shaban Jashari i ri shkoi në maturë, por ai bëri një veprim të papritur para mbrëmjes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shaban Jashari i ri shkoi në maturë, por ai bëri një veprim të papritur para mbrëmjes

19:35 | 25 Maj 2019

Shabani i ri ka zgjedhur që fotografitë e maturës t’i bëjë në një vend të veçantë.

Maturantët po festojnë përfundimin e shkollës së mesme në të gjitha qytetet e Kosovës.

Këtë vit këtë ngjarje e ka shënuar edhe Shaban Jashari i ri, trashëgimtarit i emrit të babait të Adem Jasharit.

Mirëpo, për dallim prej maturantëve të tjerë, Shabani i ri ka zgjedhur që fotografitë e maturës t’i bëjë në një vend të veçantë, aty ku të parët e tij dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në këtë mënyrë gjyshi Shabani, axhallarët dhe shumë familjarë tjerë të tij ndonëse të privuar nga jeta, ishin me të në këtë ditë shumë të veçantë.

Komento: