Shaip Kamberi flet pasi u zgjodh deputet: Kësaj radhe dreqërit mbetën të parëndësishëm – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shaip Kamberi flet pasi u zgjodh deputet: Kësaj radhe dreqërit mbetën të parëndësishëm

08:55 | 01 Korrik 2022

Kamberi pasi u zgjodh deputet: Kësaj radhe dreqërit mbetën të parëndësishëm.

Shaip Kamberi është rizgjedhur si deputet në Parlamentin e Serbisë, pasi siguroi 698 vota në zgjedhjet që janë mbajtur në Tërnoc të Bujanocit.

Pas përfundimit të votimit, Kamberi tha se këtë herë “dreqërit mbetën të parëndësishëm”.

“Kësaj radhe dreqërit mbetën të parëndësishëm, herën e kaluar patën ndikimin e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor dhe i sollën një mundim të madh të gjithë fshatit, pavarësisht se sa janë, janë të parëndësishëm”, tha Kamberi.

Kamberi tregoi se edhe kush i mposhti “dreqërit”.

“I mposhti një mobilizim i madh i Tërnocit dhe komisionerëve tanë”, shtoi ai.

Ai potencoi edhe shqetësimet që do t’i adresojë në parlament.

“Shqetësimet janë shumë të shumta, vjen si produkt i diskriminimeve nga qeveria, nga mosnjohja e diplomave, mos zhvillimi ekonomik, që po ndikon në zbrazjen e rajonit. Gjendja në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë, me fshirjen e listave”, tha ai në Klan Kosova.

Ndryshe, Kamberi do të jetë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb.

Komento: