Shala flet pas shkarkimit të djalit të tij si konsull në Pragë të Çekisë

23:49 | 26 Nëntor 2020

Shala ka folur pas shkarkimit të djalit të tij si konsull në Pragë të Çekisë.

Pas bujës që bëri emërimi e më pas shkarkimi i djalit të tij si konsull në Pragë të Çekisë, deputeti Haxhi Shala e ka bërë paraqitjen e parë televizive.

Shala tha se kjo është një hakmarrje politike ndaj tij personalisht.

Shala është shprehur se nuk e ka kushtëzuar votën e tij për Qeverinë Hoti me emërimin e djalit të tij.

“Nëse del se unë e kam kushtëzu me presidentin dhe Haradianaj asnjë ditë nuk rri ma në politikë”, tha ai.

Shala në Klan Kosova tha se do t’I vazhdojnë procedurat për të parë se ku është bazuar ushturuesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani kur e mori dekretin për shkarkimin e të birit.

“Fatkeqësisht është hakmarrje politike. Edhe Klinton ka qenë president gruaja e tij konkurroi për presidente. Këtu te na thojnë se jo është. Po jap dorëheqje unë prej deputetit, të hyjë djali, djali jem nuk është duke humb. Unë nuk kisha mujt mi ba kaq shumë reklamë. Në moment që e publikoi CV dhe diplomat e ka arritur atë shkallë më bursë të universiteteve. Jo nuk do ta lë me kaq. Ende nuk kemi marrë letër se ku është bazuar presidentja por do të vazhdojmë me pjesën tjetër”, tha Shala.

Shala tha se të rinjtë e familjes së tij po penalizohen meqë ai është në politikë.

“Unë e kam krejt famlijen të shkolluar. Asnjë nuk punon. Po u deshka unë mu hjek për mu punësu të rinjtë e familjes time.”, tha ai.

Komento: