Shala i PSD-së: Piskamat e Kurtit, panik e VV-së – dimension si i Hitlerit

03:58 | 20 December 2024
shala-i-psd-se:-piskamat-e-kurtit,-panik-e-vv-se-–-dimension-si-i-hitlerit

Asdren Shala nga PSD e ka komentuar fjalimin e mbrëmshëm të kryeministrit Albin Kurti në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje. 

Në emisionin “Raport” në Kanal10, Shala ka thënë se fjalim i Kurtit manifeston paniken e LVV-së, pasi sipas tij, Kurti sa herë që është në situata të vështira politike shfaqet me atë gjuhë.

Tutje, ai ka thënë se Kurti i sheh si kundërshtarë serioz mediat e shoqërinë civile.

“Fjalimi i tij për mua manifeston panik të Vetëvendosja, sepse nëse është qashtu qysh po thotë Kurti që, mediat e kritikët e tij janë me Serbinë dhe janë të parëndësishëm, sepse ne do t’i marrim 500 mijë vota po thotë, pse je duke u marrë me ta, pra ky me këtë gjuhë po tregon një panik ndaj një kundërshtari që e sheh si serioz dhe unë mendojë që kritikët e Kurtit qoftë mediat, qoftë shoqëria civile, qoftë kundërshtarët politik, në këtë rast si individ të caktuar jo si grupe politike, Kurti i sheh si kundërshtarë serioz, këta njerëz që po ia përplasin të vërtetën, po ia demaskojnë qeverisjen, po ia shfaqin korrupsionin atij i djeg, unë e njoh Kurtin, ajo gjuha e tij është e panikut, sa herë Kurti ka qenë në situata të vështira politike e kemi parë me asi gjuhe edhe kur ka qenë opozitar”, ka thënë Shala. /Gazeta1o/

Komento: