Shala: Premtimi për shuarjen e AKP-së, mashtrim

10:16 | 03 Qershor 2024
shala:-premtimi-per-shuarjen-e-akp-se,-mashtrim


Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, thotë se Kurti me këtë premtim ka mashtruar qytetarët.

Jo që nuk është mbyllur, por, sipas tij, në AKP po vazhdon procesi i lojërave ekonomike.

“Mbyllja e AKP është projekti i cili kjo Qeveri i ka mashtruar qytetarët dhe të gjithë ata që kanë pritur se jo që nuk e ka mbyllur por po vazhdon procesi i lojërave ekonomike dhe politike pa e ndërprerë shitjen e aseteve jo të gjithave”, ka thënë Shala për Front Online.

Shala e ka vlerësuar si të dështuar Qeverinë në premtimet e dhëna.

Ai ka numëruar disa ka deklaratat e Kurtit që ka dhënë për një pjesë të aseteve të AKP-së.

“Ka dështuar komplet kjo Qeveri, pasi që ka premtuar që do t’i bartë një pjesë të aseteve  në raportin e vitit 2022, ka premtuar që mbi 1670 asete do t’i barten institucioneve të shtetit ndërsa në raportin e fundit që ka qenë në Komision, raporti i AKP del që ka diku 480-500 asete që janë të gatshëm për tu bartur tek qeveria”.

Deputeti Shala vlerëson se AKP po e vazhdon punën nën direktivat politike, pa asnjë rezultat.

“Është e paqartë se si ka ndodh ky devalvim i aseteve dhe brenda një mandati kaq të shkurt qeveritar të ketë kap paqartësi juridike e ekonomike. AKP po vazhdon të punoj sipas direktivave politike partiake pa asnjë rezultat në ekonomi, asetet bazike nacionale po degradohën”. /FRONTONLINE/

Komento: