Shaqir Totaj e denoncon në polici Zafir Berishën për kanosje

11:04 | 26 Qershor 2022

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj e denoncon në polici Zafir Berishën për kanosje.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dje e ka denoncuar ish-deputetin Zafir Berishën në Polici, shkruan Express.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai i tha Expressit se viktima ka deklaruar në Polici që përmes telefonit është kanosur nga i dyshuari, Z.B.,për tri ditë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka dhënë urdhër që të intervistohet I dyshuari.

“Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e kanë shoqëruar të dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti “Kanosje”. Rasti është duke u hetuar nga njësiti Hetimeve rajonale në Prizren”, tha.

Komento: