Shaqiri po largohet nga Liverpool?

17:53 | 26 Prill 2021

Shaqiri dëshiron të largohet nga Liverpooli

Xherdan Shaqiri po e dëshiron largimin nga Liverpooli në afatin kalimtar veror.

Sipas “Football Insider”, Shaqiri i ka kërkuar agjentit të tij që dëshiron të largohet në merkaton verore nga “Anfield” dhe kanë nisur të kërkojnë klub të ri.

Serie A mund të jetë liga e ardhshme e Xherdan Shaqirit.

Dy skuadrat e interesuara për shërbimet e tij janë Lazio dhe Roma.

Serie A nuk është terren krejt i panjohur për futbollistin e Liverpoolit. Ai luajti për një periudhë të shkurtër në vitin 2015 për ekipin e Interit.

Komento: