SHBA-ja dënon djegien e veturave në veri

17:23 | 31 Mars 2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar djegien e veturave me targa RKS në veri të Kosovës, në dy ditët e fundit.

“Me shumë keqardhje, më duhet ta përsëris mesazhin”, ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke rikthyer mesazhin që e pati publikuar në Twitter më 2 nëntor, kur në veri digjeshin veturat me targa RKS.

“SHBA-ja dënon djegien apo shkatërrimin e pronës dhe çfarëdo përpjekje që pengon ata me ose që synojnë të marrin targa RKS nën ligjet e Kosovës. Këto janë akte kriminale”, pati shkruar Hovenier atë kohë.

Në nëntor, SHBA-ja kërkonte që Kosova të zgjaste periudhën e zbatimit të vendimit kundër targave ilegale, edhe për 12 muaj. Më vonë, Kosova dhe Serbia arritën pajtim për çështjen e targave. Kosova zotohej për heqje dorë nga masat ndëshkuese, ndërsa Serbia se s’do të lëshojë më targa ilegale.

Komento: