Shefi i AKI-së e përfundon intervistimin para komisionit Hetimor Parlamentar

11:33 | 08 Maj 2019

Rreth një orë ka zgjatur interevistimi i shefit të AKI-së pra komisionit Hetimor Parlamentar.

Në komisionin Hetimor Parlamentar është intervistuar shefi i AKI-së Shpend Maxhuni, lidhur me rastin e dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova.

Tashmë ka përfunduar intervistimi i Maxhunit i cili u bë pra praninë e mediave.

I ftuar për intervistim është edhe ish-shefi I AKI-së Driton Gashi, i cili ishte në krye të AKI-së në kohën kur u dëbuan shtetasit nga Turqia.

Ai ishte shkarkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj për këtë rast.

Komento: