Shefi i BE-së në Kosovë: Specialja i gjykon vetëm individët – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shefi i BE-së në Kosovë: Specialja i gjykon vetëm individët

13:36 | 22 Nëntor 2020

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka thënë se funksionimi i Dhomave të Specializuara në Hagë është i nevojshëm për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane.

“Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar nga Kuvendi i Kosovës si institucione të pavarura gjyqësore me juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera sipas ligjit të Kosovës të kryera gjatë luftës. Është e rëndësishme të kihet gjithnjë parasysh se Dhomat e Specializuara nuk do t’i mbajnë në përgjegjësi grupet etnike, organizatat ose komunitetet, por vetëm individët. Duke vepruar kështu, Dhomat e Specializuara do ta lehtësojnë drejtësinë tranzicionale dhe do të mundësojnë përparimin shoqëror, duke e çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane. Në këtë kontekst, bashkëpunimi nga autoritetet e Kosovës mbetet vendimtar për të demonstruar përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe gatishmërinë e saj për t’u përballur me të kaluarën e saj, ka thënë Szunyog për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.

Sheëfi i BE-së në Kosovë ka thënë se Gjykata Speciale do t’i gjykojë vetëm individët dhe do ta lehtësojë drejtësinë tranzicionale të Kosovës, ndërsa bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me të, sipas tij tregon gatishmërinë për t’u përballur me të kaluarën

Sipas tij është e rëndësishme që Gjykata Speciale “mund ta bëjë punën e saj në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndërhyrje të jashtme”.

Komento: