Shefi i diplomacisë kroate nga Brukseli: Liberalizimi i vizave për Kosovën, hap i madh përpara

12:09 | 13 Nëntor 2023
shefi-i-diplomacise-kroate-nga-brukseli:-liberalizimi-i-vizave-per-kosoven,-hap-i-madh-perpara

Shefi i diplomacisë kroate, Gordan Gërliq-Radman ka thënë se liberalizimi i shumëpritur i vizave për Kosovën në janar të 2024-ës është një hap i madh përpara.

Këto komente, ai i bëri para nisjes së takimit të ministave të jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.

Ndërsa, duke iu referuar takimit tjetër që mbahet pasditen e sotme po në Bruksel në mes të kryediplomatëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së, ai tha se gjatë tij do të flitet për gatishmërinë si dhe përkushtimin e gjashtëshes ballkanike për rajonin.

“Zgjerimi është ende prioritet i Bashkimit Evropian, por për ta bërë një storie të suksesshme duhet të përmbushen kushtet, duhet implementuar reformat e nevojshme si dhe nevojitet rreshtim me vlerat dhe standardet e BE-së. Marrëdhëniet e mira fqinjësore si dhe bashkëpunimi rajonal mbeten thelbësore”.

“Shpresojmë të shohim përparim deri në fund të këtij viti dhe në vitin tjetër për hapjen e negociatve për anëtarësim të Bosnjës dhe Hercegovinës, hapjen e kapitullit të parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, njofton Klankosova.tv.

Komento: