Shefi i diplomacisë ruse skandalizon, e quan “trillim” masakrën e Reçakut

23:37 | 26 Maj 2022

Skandalizon shefi i diplomacisë ruse, e quan “trillim” masakrën e Reçakut.

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov ka lëshuar një deklaratë skandaloze duke mohuar krimet e Serbisë në Kosovë dhe ato të shtetit të tij në Ukrainë.

Lavrov citohet të ketë thënë se “SHBA-ve u lejohet të veprojnë çkado që ata dëshirojnë kur është në interes të tyre, madje edhe të bombardojnë Jugosllavinë”, transmeton lajmi.

Madje, Lavrov e quajti trillim edhe masakrën e Reçakut, duke sulmuar kështu edhe ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker.

Sipas Lavrov, është zbuluar se trupat e të masakruarve në Reçak, nuk ishin të civilëve, por të militantëve, të cilëve u ishin ndërruar rrobat për t’u dukur civilë.

“Në të njëjtën mënyrë është bërë më 23 prill në Bucha, afër Kievit. Është e njëjta skemë. Funksionon, pavarësisht nëse bind dikë apo jo. Ata as nuk kishin pse të bindin askënd. Bombarduan Jugosllavinë dhe shpallën Kosovën e pavarur, duke shkelur të gjitha parimet e OSBE-së. Ata vetëm thanë: kështu do të jetë”, shtoi ai në një intervistë për RT.

Komento: