Fati i Neymar ende mbetet i pazgjidhur.
Është e zorshme të kujtojmë ndonjë rast kur sheikët e klubeve evropiane kanë kërkuar para apo janë ankuar për para.
Këtë po e bën presidenti i PSG-së që po kërkon 300 milionë për yllin Neymar, i cili haptas ka shprehur qëndrimin se nuk dëshiron të luajë për ekipin e tij.
Megjithatë, Neymari duket se do të qëndrojë te PSG, pasi orët po kalojnë dhe marrëveshja nuk po arrihet.
Al-Khelaifi ka treguar se sa është çmimi i lojtarit të tij.
Sipas lajmeve që vijnë nga Franca, mësohet se pronarët e klubit kishin mbetur “të poshtëruar” kur e kishin zbuluar se Neymar kishte kërkuar të largohej nga klubi, duke ia thënë edhe drejtorit sportiv, Leonardo.
Në vitin e kaluar, Neymar u transferua te parisienët për 222 milionë Euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohëve.