Shefi i Zyrës së BE-së përcjell procesin e votimit në Zubin Potok

14:03 | 21 Prill 2024
shefi-i-zyres-se-be-se-percjell-procesin-e-votimit-ne-zubin-potok

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka njoftuar se sot ka qenë në Çabër të Zubin Potokut.

“17 ekipe me gjithsej 60 anëtarë nga BE-ja në Kosovë, shtetet anëtare të BE-së dhe vendet partnere synojnë të marrin njohuri në procesin e tërheqjes së kryetarëve”, ka shkruar ai në “X”.

Në veri sot po zhvillohet procesi i votimit për largimin ose jo të kryetarëve aktualë.

Komento: