Shefi i zyrës së BE-së takohet me Krasniqin, flasin për mbështetjen e opozitës lidhur me zbatimin e Marrëveshjes

16:46 | 21 Mars 2023

Shef i zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ditën e sotme është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Përmes një postimi në Twitter, Szunyog ka thënë se në takim është diskutuar për mbështetjen e opozitës lidhur me zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“U takova sot me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Abelard Tahirin për të diskutuar mbështetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar në Twitter shefi i zyrës së BE-së.

PDK-ja dhe LDK-ja kanë shprehur kritika të shumta për qasjen e kryeministrit Albin Kurti në dialog, përfshirë edhe marrëveshjen e Ohrit.

Komento: