
Shefja e Kabinetit të Kryeministrit i përgjigjet Selim Selimit: 3 orë u dakorduan për parime në Bruksel.
Shefja e kabinetit të kryeministrit Hoti, Ardita Dushi, që ishte në takim me Vuciqin në Bruksel, ka publikuar një fotografi, për t’iu përgjigjur Selim Selimit të AAK’së.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, që është përfaqësues i Ramush Haradinajt dhe i AAK’së në Qeveri, ka shprehur vazhdimisht pakënaqësitë e tij që, kur shkuan në Bruksel, kryeministri Avdullah Hoti nuk e mori në takim me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.
Dushi i është përgjigjur për këtë ministrit Selimi.
Ka publikuar një fotografi që, sipas saj, është e datës 16 korrik, dhe aty është folur e ka pasur dakordime.
Në fotografi shihet kryeministrit Hoti, ministri Selimi, vetë Dushi, dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.
“3 orë përgatitje dhe dakordime mbi parimet Bruksel 16.07.2020 PuzzleCompleted”.
Ndërkaq, sic ka thënë ministri Selimi, formacioni i pjësëmarrjes në takimin Hoti – Vuciq, ka qenë 1+1, e sipas ministrit, Hoti ka zgjedhur që aty të hyjë me shefen e tij të kabinetit, Ardita Dushin, në vend se ta marrë atë si partner të koalicionit.
