“Sheherzadja” shtatzënë, publikon foto me barkun e fryrë

10:33 | 13 Nëntor 2019

“Sheherzadja” publikon foto me barkun e fryrë.

Pritjen e të bërit prindër është duke e shijuar për herë të dytë aktorja e mirënjohur turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj, gjithashtu aktor, Halit Ergenç.

Aktorët së shpejti do të bëhen edhe me një djalë.

Çifti mbrëmë ka marrë pjesë në një eveniment në Turqi, ku aktorja ka shfaqur barkun e fryrë, për herë të parë.

Aktorja gjatë kësaj kohe është kujdesur të qëndrojë sa më larg syrit mediatik. Me një fustan të gjatë ngjyrë të zezë aktorja shkëlqeu, teksa afër po i qëndornte gjatë tërë kohës, burri i saj, Haliti.

Berguzari dhe Haliti janë të martuar prej vitesh, ata kanë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Ali.

Komento: